Përfshihet nga zjarri një banesë te “Mati 1” në Prishtinë

10:33 | 24 Shkurt 2024

Një banesë në lagjen “Mati 1” në Prishtinë është përfshirë nga zjarri sot rreth orës 04:30.

Rastin për Front Onlinee ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, nuk ka ndonjë person të lënduar.

“Sot rreth orës 04:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen Mati 1, në Prishtinë, në një banesë.  Në vendngjarje kanë dalë policia dhe zjarrfiksit të cilët kanë lokalizuar zjarrin.  Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar”, ka thënë Ahmeti./Front Online

Komento: