Përfshihet nga zjarri një furrë e bukës në Rahovec

23:35 | 25 Shkurt 2026
perfshihet-nga-zjarri-nje-furre-e-bukes-ne-rahovec

Një incident i zjarrit ka ndodhur sonte në një furrë të bukës në Rahovec, konkretisht në rrugën “Selajdin Mullabazi”, rreth orës 22:05.

Lajmin e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë rajonale në Gjakovë.  Elezaj tha se njësia e zjarrfikësve ka reaguar menjëherë dhe ka arritur ta lokalizojë zjarrin.

“Përveç disa druve që janë djegur brenda objektit, dëme të tjera nuk janë raportuar”, deklaroi Elezaj.

Komento: