Përfshihet nga zjarri një shkollë në Komunën e Podujevës

10:14 | 20 Janar 2021

Shkolla “Ilir Konushefci” në fshatin Lluga të Podujevës është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm. Përveç dëmeve materiale, nuk ka asnjë të lënduar.

Zjarrfikësit kanë arritur të shuajnë zjarrin, ndërkohë që tash për tash nuk dihen shkaqet e këtij zjarri.

Drejtori për Arsim, Avni Fetahu, thotë se mësimi në këtë shkollë do të zhvillohet online derisa të sanohen dëmet e shkaktuara.

“Fatmirësisht dëme në njerëz nuk ka. Zjarri është ndal nga intervenimi i zjarrfikësve, dy klasë dhe 3 banjo janë dëmtuar dhe një pjesë e pullazit të shkollës. Mësimi në atë shkollë vazhdon online derisa të bëhet sanimi i gjendjes”, ka thënë Fetahu.

Komento: