
Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Dragodan.
Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në lagjen “Dragodan” në Prishtinë
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Është pranuar një informacion për zjarr në Prishtinë. Policia ka reaguar menjëherë dhe janë informuar njësitë e zjarrfikësve për reagim në fikjen e zjarrit. Pas raportimeve shtesë do të bëhen të ditura informacione tjere”, ka thënë Hoxha.
Ndërkohë, lexues të Express kanë dërguar video nga vendi i ngjarjes ku shihet shtëpia e përfshirë nga zjarri.
