Një veturë është përfshirë nga zjarri në magjistralen Prishtinë-Pejë.
Lexuesit kanë dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes ku dënet materiale duket se janë të konsiderueshme.
Nuk dihen ende shkaqet e këtij incidenti dhe as a ka persona të lënduar, ndërkaq policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Si pasojë e djegies së kësaj veture është shkaktuar kolonë e gjatë në magjistralen Prishtinë-Pejë.
Muajve të fundit është shtuar dukshëm numri i aksidenteve, madje edhe shumë prej tyre me fatalitet. Vetëm shtatë muajt e fundit kanë ndodhur mbi 8.000 aksidente ndërsa si pasojë 56 persona kanë ndërruar jetë.