Përfshihet nga zjarri një veturë në tunelin e ‘Kalimashit’

19:50 | 07 Prill 2019

Është përfshirë nga zjarri një veturë.

Një automjet me targa të Kosovës që udhëtonte drejt Tiranës u përfshirë nga flakët mëngjesin e së dielës në tunel të Thirrës në Kalimash.
Për 30 minuta u bllokua qarkullimi i automjeteve në tunel, duke krijuar radhë edhe të gjata.

Drejtuesi i mjetit e si edhe personat që udhëtonin me të nuk pësuan lëndime.

Për të vënë flakët nën kontroll, u desh ndërhyrje e një zjarrfikëse.

Edhe në të kaluarën në tunelin e Thierrës në Kalimash kanë ndodhur aksidente të tilla duke krijuar panik te udhëtarët.

https://www.youtube.com/watch?v=Smpf3qbFYBk

Komento: