Digjet spitali ku po qëndronin pacientët me koronavirus.
Një spital në Rumani ku po qëndronin personat e prekur me COVID-19 është përfshirë nga flakët dhe si pasojë 10 persona kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë janë në gjendje kritike.
Zjarri është përhapur në repartin e kujdesit intensiv të caktuar për pacientët e infektuar me COVID-19 në spitalin publik të qytetit Piatra Neamt.
Ministri rumun i Shëndetësisë, Nelu Tataru, ka thënë se zjarri mund të jetë shkaktuar si pasojë e ndonjë lidhjeje të shkurtër elektrike.