Përfshihet një veturë nga zjarri në autostradën Arbën Xhaferi – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Përfshihet një veturë nga zjarri në autostradën Arbën Xhaferi

20:40 | 09 Gusht 2022

Vetura përfshihet nga zjarri në autostradën Arbën Xhaferi, Policia jep detaje.

Një veturë është përfshirë nga flakët gjatë orëve të pasditës në autostradën Kaçanik-Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar Arlinda Rexhepi nga Policia e Kosovës.

Mjeti i djegur është tërhequr nga autostrada ndërsa nuk ka të lënduar.

“Me datë 09.08.2022 rreth orës 17:30 në autostradë nga Hani i Elezit në drejtim të Kaqanikut është raportuar për një veturë të përfshirë nga zjarri. Në vendngjarje kanë dalur njësitë kompetente policore të cilat kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, teksa njësia e zjarrfikësve ka bërë lokalizimin e zjarrit. Nga lokacioni është bërë tërheqja e automjetit nga kompetentët”, ka thënë Arlinda Rexhepi për Express.

Komento: