Përfudnon ndeshja Manchester Utd-Brighton,ky ëshë rezultati

18:06 | 19 Janar 2019

Tjetër xhiro në Ligën Premier, tjetër fitore nga Manchester Unitedi i Ole Gunnar Solskjaerit.

Dajajtë e Kuq fituan ndaj Brightonit me rezultat 2-1, duke dominuar ndeshjen në Old Trafford.

Ishte Unitedi që filloi ndeshjen me disa raste të mirë, por nuk kishte gol deri në minutën e 27-të ku Paul Pogba shënoi nga pika e bardhë.

Në minutën e 42-të shënoi edhe Marcus Rashford dhe me rezultatin 2-0 përfundoi pjesa e parë.

Dominimi i Man Utd vazhdoi edhe në pjesën e dytë, por pas disa shanseve të lëshuara, shënuan vendasit në minutën e 72-të me anë të Pascal Gross.

Në minutën e 90-të Pogba kishte rast të mirë, por gjuajti jashtë dhe me rezultatin 2-1 përfundoi çdo gjë.

Pas kësaj fitore Man Uted ngjitet në vendin e pestë me 44 pikë, ndërsa Brightoni vazhdon në pozitën e 13-të me 26 pikë.

Në xhiron e ardhshme skuadra e Solskjear luan kundër Burnleyt, ndërsa Brightoni ndaj Fulhamit

Komento: