Përfudon takimi pesë orësh i Kurtit me Ramën

23:45 | 25 October 2019

Ka përfunduar takimi mes Kurtit dhe Edi Ramës.

Para pak çastesh ka përfunduar takimi mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe lideri të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Takimi që ka zgajtur për 5 orë, është mbajtur në Kryeministri të Shqipërisë, ndërsa asnjëri nuk ka dhënë deklaratë për media, të cilat prisnin përfundimin e takimit para objektit të Kryeministrisë.

Ky është takimi i parë mes Ramës dhe Kurtit, pas mbajtjes së zgjedhjeve më 6 tetor në Kosovë, ku partia e Kurtit ka dal e para, ndërsa LVV e ka pasur Kurtin kandidat për kryeministër të Kosovës.

Komento: