Tashmë ka përfunduar ndeshja mes skuadrës së Liverpoolit dhe asaj të Arsenalit.
Liverpool ka arritur që me përmbysje 3:1 të mposht Arsenalin, në kryendeshjen e javës së tretë në Premierligë.
Vendasit e gjetën veten në disavantazh pas 25 minutave lojë, kur Alexandre Lacazette i dha epërsinë Topçinjve pas një gabimi të Andy Robertson.
Dominimi i Liverpool u shpërblye brenda pak minutave. Sadio Mane (28’) barazoi rezultatin, para se Robertson (34’) të përmirësonte gabimin dhe t’i jepte skuadrës së tij epërsinë.
L’pool vijoi dominimin edhe në pjesën e dytë, derisa te Arsenal vlen të ceket huqja e dy rasteve të arta nga Lacazette.
Transferi i ri i skuadrës të Merseyside, Diogo Jota (88’) vulosi rezultatin 3:1 me një gol të bukur.
Këtë takim shkëlqeu senegalezi Mane, ndërsa paraqitje të dobët pati David Luiz.