Tashmë ka përfunduar ndeshja mes Portugalisë dhe Zvicrës.
Portugalia e ka siguruar finalen në Ligën e Kombeve falë Cristiano Ronaldos që ka shënuar het-trik kundër Zvicrës.
Një ndeshje që ishte nën diktatin e super yllit botëror që nga këmbët e tij prodhoi edhe një natë magjike për tifozët e futbollit.
Cristiano Ronaldo arriti të shënojë tre gola, për ta dërguar Portugalinë në finale të Ligës së Kombeve.
Ylli i Juventus shënoi në minutat 25’, 88’ dhe 90’ të ndeshjes.
Në anën tjetër, golin e vetëm për Zvicrën e shënoi Ricardo Rodriguez nga pika e penalltisë.