Përfundoi në spital, kjo është gjendja e Berluskonit

12:00 | 01 May 2019

Ish-pronari i Milanit Silvio Berluskoni po rimëkëmbet në spital pas operacionit të suksesshëm për një bllokim të zorrëve.

Berluskoni përfundoi në spitalin e San Raffaele të martën në mëngjes me atë që duket të ishte kolik i veshkave, përcjell ORAinfo.

Megjithatë, është raportuar që 82-vjeçari kishte një pengesë të zorrëve.

“Operacioni ishte i suksesshëm dhe përfundimtar,” konfirmoi spitali në një deklaratë, e cila shtoi se ish-kryeministri italian ishte në shëndet të mirë dhe do të kthehet në punë në ditët në vijim”, thuhet në njoftim./ORAinfo/

Komento: