Dje në Mitrovicë ka pasur një aksion të madh të policisë.
Gjatë aksionit të djeshëm të Policisë së Kosovës në Veri, ishte arrestuar edhe shtetasi rus, Mihael Krasneoschenko.
Ministria e Drejtësisë njoftoi se arrestimi i tij është bërë për arsye se ai kishte vendosur veturën e tij si barrikadë në mënyrë që të mos kalonte policia në pjesën veriore të vendit.
Lirimin e shtetasit rus i punësuar në UNMIK, gjatë ditës së djeshme e kishte kërkuar edhe UNMIK si dhe Ministria e Jashtme e Rusisë.
Pas disa orësh ai u lirua nga arrestimi, megjithatë u raportua se kishte marrë disa plagë dhe po trajtohej në spitalin e Mitrovicës.
Gjatë ditës së sotme nga mediat serbe janë publikuar pamje të reja gjatë qëndrimit të tij në spital.
Megjithatë ai nuk ka pranuar të flasë për rolin e tij në aksionin e djeshëm, duke thënë se nuk mund ta bëjë këtë pa lejen e UNMIK-ut.