Ka përfunduar takimi i delegacionit kosovar me ambasadorin amerikan në Berlin.
Sapo ka përfunduar takimi ndërmjet delegacionit kosovarë, i prirë nga presidenti, Hashim Thaçi, kryeministri, Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli dhe ambasadorit amerikan në Berlin, Richard A. Grenell.
Delegacioni kosovar para se të hyjë në takimin e Samitit të Berlinit, është konsultuar paraprakisht me Ambasadorin amerikan në Berlin, raporton lajmi.
Ndërsa, presidenti Thaçi ka theksuar se nuk mund të ketë dialog, pa përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Për Republikën e Kosovës është shumë i rëndësishëm koordinimi i ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Para nisjes së Samitit të Berlinit, një takim me rëndësi kishim edhe me ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell. Roli i SHBA-së ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë vendimtar për ne. Jemi të bekuar me mbështetjen e SHBA-së”, ka shkruar Thaçi në Facebook.