Përfundoi takimi mes Petkoviqit dhe Lajçakut, tema kryesore ishte hartimi i Statutit të Asociacionit

13:06 | 16 Nëntor 2023
perfundoi-takimi-mes-petkoviqit-dhe-lajcakut,-tema-kryesore-ishte-hartimi-i-statutit-te-asociacionit

Përfundoi sot në Bruksel takimi bilateral ndërmjet delegacionit të Beogradit të udhëhequr nga drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq dhe përfaqësuesit special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak dhe ekipit të tij.

Takimi zgjati më shumë se dy orë.

Sipas mediave serbe, tema kryesore ishte hartimi i Statutit të Asociacionit, transmeton FrontOnline

Paralelisht u mbajtën takime të veçanta të ekspertëve ku u diskutua për personat e pagjetur dhe energjinë./FrontOnline/

Komento: