Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet

22:20 | 27 Qershor 2026
perfundojne-fjalimet-perpara-kryeministrise,-me-pankarta-dhe-flamuj-ne-duar-qytetaret-nisin-marshimin-ne-kryeqytet

Pas përfundimit të fjalimeve para godinës së Kryeministrisë, protesta qytetare ka hyrë në fazën e saj të radhës, me nisjen e marshimit nëpër akset kryesore të kryeqytetit.

Në ditën e 28-të qytetarët janë vënë në lëvizje menjëherë pas mbylljes së tubimit, duke formuar një kolonë të gjatë që shtrihet për kilometra në rrugët e Tiranës.

Marshimi po zhvillohet nën mbikëqyrjen e forcave të policisë, ndërsa protestuesit vijojnë të artikulojnë kërkesat e tyre, me thirrjet për largimin e kryeministrit që dominojnë atmosferën e tubimit, shkruan euronews.al

Komento: