Përfundojnë ndeshjet, Juventus dhe Manchester United kalojnë fazën e grupeve

22:59 | 12 Dhjetor 2018

Pas përfundimit të ndeshjeve, Man UTD dhe Juventusi kalojnë fazën e grupeve.

Juventus dhe Manchester United, kanë kaluar në fazën e 1/16 të finales së Ligës së Kampionëve.

Skuadra italiane humbi në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në garën më të madhe për klube në Evropë, duke u mposhtur nga Young Boys, me rezultat 2 me 1.

Poashtu edhe Manchester United pësoi humbje ndaj Valencias me rezultat të njëjtë (2:1), por që kaluan në fazën tjetër.

Skuadra spanjolle arriti ta siguroi një vend në Ligën e Evropës, ndërsa Young Boys u përshëndet me të dyja garat.

Juventus përfundoi në vendin e parë me 12 pikë, Manchester United me 10, Valencia me tetë pikë dhe Young Boys me katër sosh.

Komento: