Përfundojnë ndeshjet në Premier Legue, askush nuk i ka pritur këto rezultate – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Përfundojnë ndeshjet në Premier Legue, askush nuk i ka pritur këto rezultate

23:25 | 29 Janar 2019

Ka pasur rezultate befasuese sonte në Premier League.

Manchester City ka befasuar të gjithë duke humbur 2-1 ndaj Newcastle në transfertë, në një ndeshje ku kishte kaluar në avantazh që në minutën e parë.

Sergio Aguero dha iluzionin e një ndeshjeje të lehtë për ekipin e drejtuar nga Pep Guardiola, por Rondon (66’) dhe Ritchie (80’) përmbysën gjithçka.

Me këtë humbje, City rrezikon që nesër ta shikojë veten plot 7 pikë larg Liverpool nëse “The Reds” fitojnë ndeshjen ndaj Leicester, që do ta luajnë në “shtëpi”.

Ndërkohë, Manchester United është ndalur më në fund pas 8 ndeshjeve radhazi me fitore. Djajtë e Kuq barazuan 2-2 ndaj Burnley.

Komento: