Përfundojnë ndeshjet në Seria A, këto janë rezultatet – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Përfundojnë ndeshjet në Seria A, këto janë rezultatet

17:03 | 29 Dhjetor 2018

Ndeshjet e orës 15:00 në Seria A nuk kanë rezervuar shumë surpriza. Interi mori një fitore të vuajtur 1-0 në transfertë ndaj zikaltërve.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Keita në minutën e 72-të me një goditje në hyrje të zonës.

Roma fitoi 2-0 ndaj Parmës në transfertë me dy gola të shënuar nga Cristiante në minutën e 58-të dhe Cengiz Under në minutën e 75-të. Lazio barazoi 1-1 ndaj Torinos, teksa Milikovic-Svic barazoi golin e shënuar në fundin e pjesës së parë nga Andrea Belotti.

Atalanta mori një fitore spektakolare në transfertën ndaj Sassuolos në shifrat 6-2. Dubvan Zapata, Gomez, Mancini dhe Ilicic me tripletë vulosën një sukses të madh të ekipit të Gasperinit,

Komento: