Emanuel Macron, është shpallur sërish president i Francës.
Franca ka mbyllur votimet për zgjedhjen e presidentit të ri në orën 20:00, ndërsa menjëherë janë publikuar edhe Exit Poll-et, të cilat i japin një fitore të thellë Emanuel Macron.
Sipas Exit Poll-eve të para, Macron parashikohet të marrë 58,2 përqind të votave, ndërsa Le Pen 41,8%.