Përfundon afati i vazhdimit të kontratës së Mbappes, largimi gjithnjë e më afër

16:40 | 01 Gusht 2023

Ka përfunduar opsioni i vazhdimit të kontratës së Kylian Mbappes deri në qershor të vitit 2025.

Natyrisht, kjo edhe pritet të ndodhte pasi sulmuesi francez kishte vendosur më herët që të mos e vazhdonte kontratën për një vit, ndërsa ajo aktuale do t’i skadojë në vitin 2024.

Afati i fundit për renovimin e kontratës ishte caktuar 31 korriku, ndërsa tash nënkampioni i botës do ta ketë edhe një vit kontratë dhe më pas më 2024 do të bëhet lojtar i lirë.

Parisienët vazhdojnë të mendojnë se ish-futbollisti i Monacos ka arritur marrëveshje me Real Madridit për t’iu bashkuar klubit mbretëror spanjoll si lojtar i lirë në verën e vitit të ardhshëm.

Sidoqoftë, “Los Blancos” do të mundohen ta transferojnë qysh këtë verë njërin prej sulmuesve më të mirë në botë për ta zëvendësuar Karim Benzeman, i cili përfundoi në Arabinë Saudite.

Ndërkohë, 24 vjeçarin e duan edhe klubet angleze, Liverpool, Arsenal dhe Chelsea.

Komento: