Përfundon baraz ndeshja Napoli-Barcelona

23:12 | 25 Shkurt 2020

Ka përfunduar baraz ndeshja Napoli-Barcelona.

Barcelona ka barazuar 1:1 me Napolin në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve të martën në San Paolo, duke e krijuar një përparësi sado pak të favorshme për të kaluar në çerekfinale.

Dries Mertens shënoi për epërsinë e Napolit, por Antoine Griezmann me një gol në pjesën e dytë i siguroi Barcelonës një barazim të vlefshëm në San Paolo para ndeshjes së kthimit në Camp Nou pas tri javësh.

Komento: