Përfundon bastisja në shtëpinë e ish pjesëtarit të UÇK-së

15:50 | 14 Shtator 2023
perfundon-bastisja-ne-shtepine-e-ish-pjesetarit-te-uck-se

Ka përfunduar bastisja nga njësitet e EULEX-it në një shtëpi banimi në Kodër të Trimave në Prishtinë.

Bëhet fjalë për shtëpinë e Behar Berishës, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili ka qenë bashkëluftëtar i Sali Mustafës – Calit.

Përndryshe dje me urdhër të Prokurorisë së Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, zyrtarë të EULEX-it ia kanë konfiskuar telefonin Arben Mustafës, vëllait të Salih Mustafës – Calit./klankosova

Komento: