Përfundon derbi italian, rezultati i papritur – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Përfundon derbi italian, rezultati i papritur

22:36 | 03 Shkurt 2019

Deri italian mes Romës dhe Milanit ka përfunduar pa fitues.

Roma dhe Milan i kanë ndarë pikët në javën e 22-të në Serie A, pasi barazuan 1 me 1 në Olimpico.

Rosonerët kaluan të parët në epërsi me anë të Krzysztof Piatek në minutën e 26’-të, ku ky ishte goli i vetëm në pjesën e parë.

Me të filluar pjesa e dytë, Roma arriti t’i barazonte shifrat në 1 me 1, ku golin e shënoi Nicolo Zaniolo (46’).

Pas xhiros së 22-të, Milani gjendet në vendin e katërt me 36 pikë, një më shumë se Roma në të pestin.

Komento: