Përfundon dëshminë dëshmitari i 113-të në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

12:38 | 15 January 2025
perfundon-deshmine-deshmitari-i-113-te-ne-gjykimin-ndaj-ish-krereve-te-uck-se

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i 113-të në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Përveç se dihet që për këtë dëshmitar pyetje shtesë ka parashtruar mbrojtja e Veselit, e përfaqësuar nga avokatja Collen Rohan, nuk dihet se si ka vazhdu tutje seanca për shkak se dëshmia u dëgjua në sesion privat, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Megjithatë, pas përfundimit të dëshmisë së këtij dëshmitari, përfundoi edhe seanca e sotme e po ashtu edhe seancat që ishin planifikuar për këtë javë.

Seanca e radhës pritet të mbahet të hënën më 20 janar 2025.

Komento: