Përfundon dëshminë Time Kadrijaj, thotë se ish-krerët e UÇK-së po akuzohen me fakte të fabrikuara nga Serbia

12:23 | 24 Nëntor 2023
perfundon-deshmine-time-kadrijaj,-thote-se-ish-kreret-e-uck-se-po-akuzohen-me-fakte-te-fabrikuara-nga-serbia

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj ka përfunduar dëshminë e saj të cilën e filloi të enjten në gjykimin ndaj Pjetër Shalës.

Gjatë fundit të dëshmisë së saj, Time Kadrijaj ka deklaruar se ish-krerët e UÇK-së po akuzohen me fakte të fabrikuara dhe grumbulluara nga Serbia.

“Derisa të vërtetohet e kundërta e kam këtë qëndrim”, ka deklaruar Kadrijaj.

Përgjigja e Kadrijajt erdhi pasi prokurori Cezary Michahlzcuck e pyeti dëshmitaren se a është padrejtësi të akuzosh dikë.

“Po ju nuk e dini këtë, ka pas gjykime të tjera dhe nuk ka pas fabrikime dhe ka pasur persona që janë dënuar në bazë të dëshmive të vërteta. Ju thatë që keni qenë me punën tuaj, ju nuk e dini a janë apo s’janë padrejtësi. A është padrejtësi të gjykosh personat, nuk po them t’i shpallësh fajtor. T’i akuzosh personat, t’i analizosh provat për të vërtetuar pretendimet e atyre që thonë se janë viktima, a është padrejtësi”, ka thënë prokurori.

Më këtë përfunduan pyetjet e ZPS-së për Time Kadrijajn, mbrojtja e viktimave dhe as trupi gjykues nuk patën pyetje.

Më të përfunduar pyetjet për dëshmitaren, kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt-Foglia kërkoi që të kalohet në seancë private dhe pas hapjes së saj njoftoi se seanca e ditës së sotme përfundoi duke thënë se gjykimi ndaj Pjetër Shalës do të vazhdojë të hënën.

Gjithashtu, ajo ka thënë se ka fakte të fabrikuara ose të blera nga regjimi i Serbisë për t’i akuzuar krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Deklarata e Kadrijaj erdhi pasi asaj iu prezantua një intervistë që ajo kishte dhënë dhe se kishte thënë se është padrejtësi të gjykohen ata që kishin bërë luftë të drejtë.

“Gjykata vendos a janë të fajshëm apo të pafajshëm. Nëse e shihni paragrafin e fundit, e shihni që kam thanë se Kosova i ka dhënë përkrahje gjykatës dhe mendim i imi ka qenë që besoj në pafajësinë e ushtarëve të UCK-së sepse gjithmonë janë përgjigjur thirrjeve që iu janë bërë. S’ka ushtar i UCK-së që iu ka bë një thirrje me iu përgjigje kësaj gjykate dhe që nuk iu ka përgjigje kësaj thirrje. Unë mendoj se është padrejtësi dhe e kam cekë në paragrafin e fundit sepse e kemi pa, ose janë fakte të fabrikuara dhe të blera nga regjimi i Serbisë për t’i akuzuar krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha Kadrijaj.

Këtë dëshmitare është duke vazhduar që ta marrë në pyetje përfaqësuesi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, prokurori Cezary Michahlzcuck.

Prokurori kishte thënë se për këtë dëshmitare nuk do të bëjë shumë pyetje.

Komento: