Përfundon “Drama”, këtë fanellë do bartë Rakitic

16:43 | 22 Korrik 2019

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitiç ka konfirmuar se dëshiron të qëndrojë në klub për dy vitet e mbetura të kontratës së tij.

Marrëveshja aktuale e Kroatit në Camp Nou është deri në verën e 2021, edhe pse Barca nënshkroi mesfushorët Arturo Vidal dhe Arthur Melo verën e kaluar dhe kanë një marrëveshje për të nënshkruar Frenkie De Jong nga Ajax këtë verë, përcjell ORAinfo.

Mesfushori ka qenë vazhdimisht i lidhur me një lëvizje larg Blaugranës, por tani duket se do të qëndrojë.

“Është një situatë për të cilën jam mësuar që kur jam këtu, vitin e kaluar e njëjta gjë më ka ndodhur mua, por unë do të qëndrojë këtu “, shpjegoi Rakitiç./ORAinfo/

Komento: