Përfundon “drama”, këtë fanellë do ta vesh Varane

19:27 | 21 Maj 2019

Zinedine Zidane, ka bindur mbrojtësin Raphael Varane për të qëndruar në Real Madrid.

Varane mendohet të ketë qenë i pakënaqur me rolin e tij në Madrid, të parë nga shumë të tjerë si anëtari i vogël i partneritetit të qendrës së prapme me Sergio Ramos, përcjell ORAinfo.

Tani, ai pritet të bëjë një njoftim që konfirmon dëshirën e tij për të qëndruar në Bernabeu, ku ai është nën kontratë deri në vitin 2022./ORAinfo/

Komento: