Përfundon “drama”, këtë fanellë do ta vesh Zaniolo

15:49 | 12 Gusht 2019

Qetësia është dukur rikthyer mes Nicolo Zaniolo dhe Romës.

Në Instagram, i riu shkroi: “Pas stuhisë, gjithmonë ka diell. Gëzuar për performancën, le të vazhdojmë kështu”.

Kjo javë do të jetë e rëndësishme, mbase edhe vendimtare, për zgjatjen e kontratës me Romën, përcjell ORAinfo.

Takimi mes drejtorit sportiv Petrachi dhe agjentit Vigorelli, është planifikuar për në mes të gushtit, i cili ka shumë të ngjarë të jetë këtë javë.

Zaniolo aktualisht ka një kontratë deri në vitin 2023 me klubin, duke fituar vetëm 700K € në vit. Prandaj, Giallorossi po përgatisin një rritje të pagës, duke e rritur pagën në 1.7 milion € në vit, ndërsa lojtari po kërkon 2.5 milion €./ORAinfo/

Komento: