Përfundon gjithҫka! Pulisic në Premierligë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Përfundon gjithҫka! Pulisic në Premierligë

08:39 | 29 Dhjetor 2018

Christian Pulisic duket se ka arritur marrëveshjen e madhe.

Ai ka arritur marrëveshje me Chelsean për të kaluar në ‘Stamford Bridge’ verën e ardhshme.

Telenovela ‘Christian Pulisic’ mund të cilësohet e përfunduar, me amerikanin që do të kalojë në Premierligë te Chelsea.

Gazeta gjermane ‘Bild’ shkruan se Chelsea do t’i paguajë Borussia Dortmundit 50 milionë euro për shërbimet e amerikanit 20 vjeçar.

Pulisic që një kohë të gjatë ka qenë dëshirë e skuadrave të Premierligës, ku po ashtu kërkohej edhe nga Arsenal dhe Liverpool.

Por, duket se 20 vjeçari më në fund ka vendosur për të ardhmen e tij, duke i besuar projektit të Chelsea.

Pulisic ka qenë një lojtar me ndikim te ‘milionerët’, dhe këtë sezon në 18 paraqitje ka shënuar tri gola.

Komento: