Christian Pulisic duket se do të largohet nga Dortmundi.
Christian Pulisic e dëshiron largimin Dortmundi, pasi ka marrë disa oferta nga klube të mëdha.
Anësori amerikan është shumë afër të arrijë marrëveshje me Chelsean, përcjell “lajmi.net”.
Skuadra londineze tashmë ka kontaktuar agjentin e lojtarit, ndërsa Dortmund kërkon 70 milionë euro.
Pulisic ka bërë 15 paraqitje në këtë sezon në Bundesligë, ndërsa Chelsea e sheh atë si zëvendësues të Eden Hazard, që do t’i bashkohet në verë Real Madridit.