Përfundon gjithçka, Coutihno drejt transferimit në këtë skuadër

20:35 | 16 Gusht 2019

Philippe Coutihno nuk pati një sezon të mirë tek skuadra e Barcelonës.

Ai është gati t’i bashkohet në huazim Bayern Munich, sipas raportimeve të medieve të huaja.

Braziliani i cili ka ‘luftuar’ për një vend te Barcelona, ka qenë i lidhur me një kalim te Arsenel dhe Tottenham derisa afati kalimtar në Angli po i afrohej fundit, por asgjë nuk u materializua.

Ish ylli i Liverpoolit, do të transferohet në Bundesligë, te skuadra e Bayern Munich.

Raportohet se marrëveshja tashmë është arritur, dhe se për finalizimin e këtij transferimi, kanë mbetur të zgjidhen vetëm disa detaje jo të rëndësishme.

Lojtari edhe pse është ftuar për ndeshjen hapëse të La Ligas kundër Athletico Bilbao, në momentet e fundit është fshirë nga lista, dhe nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Ernesto Valverde.

Largimi i Coutinhos do t’i hapte rrugë rikthimit të Philippe Neymar te Barcelona.

Komento: