Përfundon gjithçka, Coutinho në Premierligë

15:53 | 31 July 2020

Duket se e ardhmja e Coutinhos është në Premierligë.

Barcelona është e vendosur të shes kartonin e Philippe Coutinho.

Ylli brazilian, Philippe Coutinho, nuk po arrin të gjej formën e tij më të mirë që kur u largua nga skuadra e Liverpool.

‘Camp Nou’ doli të ishte presion i madh për mesfushorin, kurse në ‘Allianz Arena’ përkundër disa paraqitjeve të mira nuk bindi bavarezët për blerjen e kartonit të tij.

Sipas raportimeve të fundit të ‘Independent’, Barcelona ka ofruar Philippe Coutinhon te skuadra e Arsenal dhe tek ajo e Tottenham, transmeton lajmi.

Të ardhurat nga Coutinho do t’i shërbejnë Barcelonës për ndonjë ofertë të mundshme drejt emrave si Lautaro Martinez apo Neymar.

Kujtojmë se listës së dëshirave të katalanëve i është shtuar edhe Eric Garcia, i cili gjithashtu ka një çmim jo të lirë.

Komento: