Përfundon gjithçka, ja cilën skuadër do ta drejtojë Conte

22:27 | 29 Mars 2019

Antonio Conte mund të kthehet në Seria A

Antonio Conte do të lirohet nga kontrata që e mbante të lidhur me Chelsea-n.Trajneri italian, i shkarkuar nga Roman Abramovich në përfundim të sezonit të kaluar, nuk u nda me marrëveshje me drejtuesit londineze, ndaj çështja duhej zgjidhur në gjyq.

29 marsi ishte caktuar dita kur Gjykata e Londrës do të merrte një vendim. Blutë e Londrës duhet ta dëmshpërblenin Conten me 9 milionë funte, shumë të cilën anglezët pretendojnë të mos e paguajnë duke përdorur si argument përplasjen e italianit me Diego Costan.

Sido që të vendosë Gjykata e Londrës, Atonio Conte më 30 mars, pra nesër, nuk do të ketë më asnjë detyrim me kontratë ndaj Chelseat, çka i hap rrugë një tjetër eksperiencë të tij, sipas të gjitha gjasave në Serinë A.

Ish-trajneri i Juventusit ka një dëshirë të çmendur për të nisur sa më parë punën, pas thuajse një viti pushim.

Mediat në Itali shkruajnë se do të emërohet në krye të Interit, si pasues i Luciano Spalletit, por diçka e tillë mund të ndodhë vetëm në fund të sezonit.

Për Conten janë mbyllur të gjitha rrugët që mund ta çonin në stolin e Real Madridit që ka rikthyer Zinedine Zidane apo të PSG-së që ka rinovuar me Tuchel.

Komento: