Përfundon gjithçka, këtë fanellë do ta bartë Higuain

17:00 | 08 Prill 2019

Gonzalo Higuain pranon se është ende duke u përshtatur me futbollin anglez, por konfirmon se dëshiron të qëndrojë në Chelsea përtej këtij sezoni.

Higuain ka vetëm tre gola për Chelsean që kur ka ardhur nga Juventusi në janar, duke bërë që menaxherin Maurizio Sarri të pranojë se sulmuesi nuk po përshtatet, përcjell ORAinfo.

Sidoqoftë, ai i tha faqen zyrtare të klubit: “Jam i lumtur këtu.

“Është gjithmonë mirë të provosh një Ligë të re dhe është shija ime e parë e Premier Ligës.

“Natyrisht është një periudhë ku përshtatem, por shpresoj që, edhe pse kam vetëm një kohë të shkurtër, mund të përfundoj mirë.

“Gjëja më e mirë që mund të bëjmë është të kualifikohet për Ligën e Kampionëve dhe shpresojmë të fitojmë edhe Ligën e Evropës”, ka thënë Higuain./ORAinfo/

Komento: