Përfundon gjithçka, këtë fanellë do ta vesh Jovic

13:16 | 24 Prill 2019

Reali me shumë gjasë do ta transferojë yllin e Frankfurtit, sulmuesin Jovic.

Luka Jovic është kthyer në sulmuesin më të dëshiruar nga klubet më të mëdha të Europës edhe pse është vetëm 21 vjeç, por ka arritur të shënojë 17 gola në 28 ndeshje këtë sezon.

Informacionet më të fundit zbulojnë se sulmuesi serb do të shkojë tek Real Madrid, në merkaton e verës. Në mbështetje të kësaj hipoteze ka dalë edhe drejtori sportiv i Eintracht Frankfurt, Fredi Bobic, i cili në një intervistë për “ZDF”, ka thënë se Jovic ka të gjitha gjasat të shkojë në Madrid.

“Ka shanse shumë të mëdha që Jovic të firmosë për Real Madridin. Do doja që ai të qëndronte këtu tek Eintracht, por jam realist dhe e di që nëse një klub i madh si Real Madrid e do atë, atëherë ne nuk kemi shanse që ta mbajmë”, ka thënë ai.

Klubi gjerman e ka bërë të qartë se kërkon një shifër prej 50-60 milionë euro për të lënë të largohet sulmuesin e tyre.

Një përfitim goxha i lartë për Frankfurt që e ka blerë vetëm për 6 milionë euro serbin.

Komento: