Përfundon gjithçka! Këtë fanellë do ta vesh Mandzukic

15:42 | 20 March 2019

Renovimi i kontratës së Mario Mandzukic me Juventusit pritet të finalizohet këto ditë.

Marrëveshja e Kroatit aktualisht skadon në vitin 2020, por sulmuesi së shpejti do të nënshkruajë një marrëveshje të re deri në vitin 2021 me shifra më të larta se sa ato aktuale, rreth 5 milion euro neto për sezonin, përcjell ORAinfo.


 
Sulmuesi kroat, i cili u nënshkrua nga Atletico Madrid për një tarifë prej rreth 19 milionë në vitin 2015, ende një figurë kyçe te Juventusi, duke shënuar 8 në 22 ndeshje këtë sezon./ORAinfo/

Komento: