Barcelona dëshiron ta blindojë Messin.
Barcelona është e gatshme të hapë bisedime me Lionel Messin lidhur me një zgjatje tjetër të kontratës së tij, raporton ESPN, përcjell ORAinfo.
Argjentinasi aktualisht është i lidhur me kampionët e Ligës deri në vitin 2021, por ata në Camp Nou janë të etur të shtojnë edhe dy vjet në atë marrëveshje dhe të mbajnë pesë herë fituesin e Topit të Artë derisa ai të jetë 36 vjeç./ORAinfo/