Përfundon gjithçka! Këtë fanellë do ta vesh Rakitic

11:59 | 25 Mars 2019

Ivan Rakitic duket se do të qëndrojë në Barcelonë këtë verë me këmbënguljen e trajnerit Ernesto Valverde.

Marrëveshja aktuale e Kroatit në Camp Nou kalon deri në verën e 2021, edhe pse Barca nënshkroi mesfushorët Arturo Vidal dhe Arthur Melo verën e kaluar dhe kanë një marrëveshje për të nënshkruar Frenkie De Jong nga Ajax këtë verë përcjell ORAinfo.

Muajin e kaluar, El Mundo Deportivo përmendi një raport nga La Gazzetta dello Sport se Rakitiç kishte rënë dakord për një marrëveshje për t’u bashkuar me klubin italian Inter kur rihapet dritarja e transferimit.

Agjenti i tij Arturo Canales raportohet të ketë thënë se mesfushori nuk do të largohet nga klubi këtë verë edhe pse mediat spanjolle kanë hedhur dyshime mbi pretendime të tilla./ORAinfo/

Komento: