Përfundon gjithçka, këtë skuadër do ta udhëheqë Guardiola

13:59 | 03 Qershor 2019

Pep Guardiola do të qëndrojë te Man City.

Prej kohësh ne media qarkullonte emri i spanjollit si pasues i Allegrit në krye të stolit të bardhezinjve, por vetë trajneri katalan ka deklaruar se ka një kontratë me Manchester City-n dhe nuk ka aspak ndërmend të largohet.

“Kam një kontratë me City-n, nuk do të largohem nga këtu. E kundërta do të ndodhte vetëm nëse drejtuesit e klubit nuk më duan më,” – ishin fjalët e Guardiolës, teksa shtoi se nuk dëshiron më që të flitet për të ardhmen e tij.

Guardiola foli edhe për planet e kampionëve të Premier League-s. Sipas tij, gjatë verës puna do të nisë nga e para. Sa i përket disfatës në Champions, ai është përpjekur të mos e bëjë tragjike pavarësisht se keqardhje ndjen.

Të njëjtin argument ka përdorur edhe në mbrojtje të Valverdes, duke mos e cilësuar trajnerin si shkaktarin kryesor të dështimit të ish-skuadrës së tij, Barcelonës.

Komento: