Përfundon gjithçka, kjo është e ardhmja e Allegrit

18:38 | 17 Tetor 2019

Allegri konfirmon se po përgatitet për Premierligë.

Massimiliano Allegri ka intensifikuar spekulimet për marrjen e drejtimit të Manchester United, pasi zbuloi se po mëson gjuhën angleze.

Trajneri italiani, i cili është i lirë që nga largimi nga Juventus në fund të sezonit të kaluar, besohet të jetë në radarin e Manchester United, për të zëvendësuar Ole Gunnar Solskjaer.

‘Djajtë e Kuq’ kanë pasur një fillim aspak të mirë këtë sezon, duke u pozicionuar në vendin e 12 pas tetë javësh.

Për të ndryshuar këtë situatë, ‘Djajtë e Kuq’ mund të vendosin të emërojnë për trajner Massimiliano Allegrin.

Ky i fundit, tashmë po mëson gjuhën angleze.

“Unë ende nuk flas mjaft anglisht, por po mësoj”, ka deklaruar Allegri për Przeglad Sportowy.

Komento: