Përfundon gjithçka, kjo është e ardhmja e Coutinhos

14:56 | 11 Gusht 2019

Është vendosur e ardhmja e Philippe Coutinhos.

Ylli brazilian i futbollit lidhej me një largim të mundshëm nga ‘Camp Nou’, pasi sezonin e kaluar nuk arriti të bindte trajnerin Valverde, por as tifozët e skuadrës.

Emri i Coutinho ishte pjesë e thashethemeve për një shkëmbim të mundshëm me Neymar JR, por lidhur me këto nuk pati asnjë lëvizje konkrete.

‘Marca’ së fundmi raporton se Barcelona do ta mbajnë lojtarin, së paku deri në janar, transmeton lajmi.

Barca ishin të hapur ta shesin lojtarin, por drejt tij nuk pati oferta bindëse, kështu që kampionët e La Liga, janë ‘dorëzuar’ për shitjen e tij.

Coutinho do të ketë telashe për të fituar një vend në formacion, me emra si Griezmann, Dembele, Arthur e De Jong në konkurrencë.

Komento: