
Lajmërohet edhe një klub i ri për Luis Suarez.
Ai mund të transferohet në kampionatin amerikan të futbollit.
Siç raporton MundoDeportivo, David Beckham dëshiron që ylli uruguaian të bëhet transferimi i parë i tij te Miami United, përcjell lajmi.
Skuadra e themeluar nga David Beckham, po bëhet gati për të debutuar në MLS në sezonin e ardhshëm.
David Beckham, po synon që në skuadrën e tij të sjellë disa lojtarë nga Evropa.
Një nga emrat e parë, pritet të jetë Luis Suarez, sulmuesi që po kalon ndoshta sezonin e fundit te Barcelona.