Mario Balotelli, thuhet se ka lënë shtëpinë e tij me qira në Nisë dhe është duke u përgatitur për të lëvizur gjërat e tij në Marsejë.
Sipas gazetës Nice-Matin, transferimi i italianit në Olympique Marseille është i afërt përcjell ORAinfo.
Kjo është për shkak se ai është larguar nga shtëpia që po merrte me qera në Villefrance-sur-Mer dhe kishte vënë një pjesë të sendeve të tij në një depo të magazinimit në Nisë.
Përgatitjet janë bërë dhe ai është drejt Marseille.
Balo pritet të përfundojë kontratën e tij me Nice me pëlqimin e ndërsjellë, pasi ajo do të përfundonte në qershor, gjithsesi.
Ai pastaj mund të bashkohet me Marsejën si një agjent i lirë, ku do të punojë me ish-trajnerin e Romës Rudi Garcia. Kujtojmë se Balotelli është kërkuar nga Milani së fundmi./ORAinfo/