Përfundon gjithçka, ky është trajneri i ri i Chelseas

22:23 | 21 Qershor 2019

Chelsea, ka gjetur trajnerin e ri.

Frank Lampard do të jetë trajneri i ri i Chelseat, për të bërë gjithçka zyrtare duhet të presim deri në fillimin e javës së ardhshme, teksa janë përcaktuar të gjitha detajet e marrëveshjes.

Burime të afërta të rrjetit “ESPN” kanë bërë me dije se fillimisht Chelsea do të paguajë 4 milionë paund tek Derby Country për prishjen e njëanshme të kontratës që trajneri ka me skuadrën nga Championship.Derby do të zyrtarizojë një trajner të ri para se të jepet lajmi për largimin e Lampard, për këtë Chelsea do të presë deri javën e ardhshme, kur do të zyrtarizojë marrëveshjen me legjendën e tyre, që do të firmosë kontratë trevjeçare.

Asistent i ish-mesfushorit do të jetë Jody Morris, që vjen nga akademia e “bluve”, ndërsa Chris Jones do të jetë përgatitës atletik. Të mos harrojmë që Lampard do të ketë edhe ish-shokun e skuadrës, Petr Cech, që para pak orësh u zyrtarizua si Këshilltar Teknik.

Komento: