Presidenti i Real Madrid, Florentino Pérez njoftohet se do të fluturojë në Londër këtë javë për t’u takuar me trajnerin e Tottenham, Mauricio Pochettino.
Don Balon pretendon se Real ende po diskuton mes menaxherit argjentinas dhe ish-menaxherit Jose Mourinho, por Perez ka përjashtuar mbajtjen e Santiago Solarit sezonin e ardhshëm përcjell ORAinfo.
71-vjeçari pritet në ditët në vijim të nis aksionin duke filluar me takimin e tij me Pochettino.
Pas bisedës me menaxherin e Tottenham dhe Mourinhon, Perez do të ketë një ide më të qartë se kush dëshiron të menaxhojë Los Blancos në 2019/2020./ORAinfo/