Përfundon gjithçka në “Santiago Bernabeu”, rezultati i papritur

22:43 | 02 Mars 2019

Reali po ndodhet në krizë të madhe.

Të fitosh në Santiago Bernabeu nuk është diçka e lehtë, por kjo nuk vlen për Barcelonë.

Katalunasit të mërkurën fituan 0-3 dhe eliminuan Real Madridin nga Kupa e Mbretit dhe sot (e shtunë) arritën prapë fitore në shtëpinë e Los Blancos, këtë herë me rezultat 0-1 në kuadër të La Ligas.

Rastin e parë për gol e kishte Raphael Varane (13′), pastaj provoi edhe Lionel Messi (19′), ndërsa goli erdhi nga Ivan Rakitic në minutën e 26-të.

Pas golit nga kroati ishte Messi ai që provojë të thellojë epërsinë, por Thibaut Courtois nuk u befasua dhe me rezultatin 0-1 përfundoi pjesa e parë.

Pjesa e dytë filloi me dominimin e Realit, ishte Vinicius Junior ai që kërkoi më shumë golin, por braziliani nuk u tregua konkret para portës kundërshtare.

Në minutën e 70-të Barça tregoi pak shenja rrezikshmërie me anë të Ousmane Dembele, ndërsa minutat e mbetur dominoi Reali, por mysafirët u vendosën mirë në fazën mbrojtëse.

Pas kësaj fitore Barcelona vazhdon e para në La Liga me 60-të pikë, e ndjekur nga Atletico Madridi me 50 pikë dhe një ndeshje më pak, kurse Reali renditet i treti me 48 pikë.

Në xhiron e radhës Barça luan kundër Rayo Vallecano, ndërsa skuadra nga Madridi ndaj Valladolidit.

Komento: