Përfundon gjithçka, Real Madrid paguan 60 milionë euro për yllin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Përfundon gjithçka, Real Madrid paguan 60 milionë euro për yllin

19:22 | 16 Maj 2019

Jovic kompleton kalimin e tij tek Real Madrid.

Sulmuesi serb, Luka Jovic, do të mbrojë ngjyrat e skuadrës së Real Madrid që nga sezoni i ardhshëm.

‘Sky Sports’ raporton se sulmuesi i Eintracht Frankfurt ka kompletuar kalimin e tij tek skuadra nga La Liga, transmeton lajmi.

Sipas këtyre raportimeve, skuadra mbretërore ka paguar rreth 60 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij.

Jovic luajti këtë edicion si i huazuar tek Frankfurt, nga Benfica, për të treguar aftësitë e tija të jashtëzakonshme, të cilat tërhoqën vëmendjen e gjigantëve evropian.

Më herët për lojtarin ishte interesuar edhe skuadra e Barcelonës, e cila pastaj ishte tërhequr nga ajo garë.

Jovic këtë edicion ka shënuar 17 gola në 31 ndeshje në Bundesliga, për të regjistruar edhe pesë asistime.

Ai gjithashtu ka shkëlqyer edhe në Ligën e Evropës, ku ka shënuar 10 herë në 14 paraqitje.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!