Përfundon gjithçka, Suarez në këtë skuadër

23:55 | 03 May 2020

Luis Suarez pritet t’i bashkohet skuadrës MLS.

Pandemia e koronavirusit po godet financat e klubeve të futbollit në të gjithë Evropën, përfshirë këtu edhe Barcelonën.

Me pezullimin e La Liga dhe pjesa tjetër e sezonit që do të luhet pas dyerve të mbyllura, skuadra katalanase duhet të gjenerojë burime të reja të ardhurash.

Një nga ato burime mund të jetë shitja e lojtarëve dhe, si rezultat, ka shumë interes për lojtarët e tyre, me Luis Suarez në radarin e shumë klubeve të MLS, përcjell lajmi.net.

Interesimi amerikan për sulmuesin uruguaian nuk është asgjë e re. Pronari i Inter Miami, David Beckham ka zbuluar mjaft herë se do të dëshironte të kishte uruguaianin në Florida.

“Asnjëherë nuk e dini. Unë kam një kontratë te Barcelona por, në të ardhmen, është një ligë tërheqëse. Shtetet e Bashkuara janë një opsion i mirë”, tha Suarez disa muaj më parë.

Për momentin, megjithatë, nuk duket sikur Suarez po nxitohet për një veprim dhe beson se koha e tij te Barcelona nuk ka mbaruar.

Komento: